Camaj: Nxënësit festuan pa dallim feje dhe kombi

0

Këshilltari i LDnëMZ në Kuvendin e Tuzit dhe njëkohësisht mësimdhënës në gjimnazin “25 Maji”, Nikollë Camaj, tha për “Vijesti” se festimi i kualifikimit të Shqipërisë për në Francë 2016 ishte i qetë dhe pa incidente.

Ai shtoi se ministria i ka të gjitha të drejtat të kërkojë llogari nga drejtori dhe mësimdhënësit për shkak të përdorimit të alkoolit dhe simboleve kombëtare, por se në shkollat tjera ka shkelje edhe më të rënda.

“Pëdorimi i alkoolit nuk është dicka e bukur por në shkollat tjera nxënësit përdorin gjëra edhe më të rënda. Tek ne kjo nuk ndodh.”, tha Camaj.
Ai gjithashtu theksoi se festimi ka kaluar pa incidente dhe se nxënësit festuan pa dallim kombi dhe feje.
“Fitorja e Serbisë me Shqipërinë disa ditë më parë u festua edhe me të shtëna armësh, por askujt nuk i pengoi”, tha në mes tjerash Camaj.