Cakuli: Shetitorja do të përfundohet para sezonit veror

0

Kryetari i bordit drejtues të ndërmarrjes të Mirat Detare Xhaudet Cakuli, në intervistë për televizionin Teuta tha se shetitorje prej hotelit Albatros deri te Kepi i Gjeranave do të përfundohet para sezonit veror.

Cakuli tha se sipas kushteve urbanistiko teknike dhe detyrës projektuese, shetitorja do të ketë gjatësinë rreth 2500 metra dhe me gjerësi  1,5 metra.

Në qoftë se procesi i tenderimit përfundon me sukses dhe pa ankimime atëherë realizimi i këtij projekti pritet që të realizohet para fillimit të sezonit veror 2017.

Ai poashtu njoftoi  se brenda këtij viti pritet edhe hapja e prokurimit publik për vendosjen e vinçit në Kacemen e Plazhit të Vogel, i cili do të shërbejë për  nxjerrjen dhe vendosjen e barkave në det.