Cakuli: mbi 40.000 euro për Mandraq

0

Me planin financiar të të Mirave Detare për vitin 2015, si dhe me planin e prokurimeve publike të të njëjtës ndërmarrje, janë paraparë mbi 40.000 euro për realizimin e investimit për ndërtimin e rampës në Mandraq, në pjesën lindore të Plazhit të Vogël.

Pra, do të bëhet një vendparkim për barka, më se i nevojshëm për ulqinakët, të cilët do ta përdorin gjatë dimrit ose në raste të motit të keq. Nisur nga rëndësia e një projekti të tille, kryetari i bordit Xhaudet Cakuli ka marrë masa qe ky investim të realizohet në vitin 2015, duke filluar prej punimit të projektit, revizionit të tij dhe realizimit të punëve në vjeshtë të këtij viti.