Cakuli dhe Kovaçi kryetarë të Këshillit Ekzekutiv dhe Këshillit Mbikëqyrës

0

Në mbledhjen e Kuvendit të Organizatës Turistike të Ulqinit të mbajtur sot, janë zgjedhur njëzëri anëtarët dhe kryetarët e Këshillit Ekzekutiv dhe atij Mbikëqyrës.

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv do të vazhdojë të jetë Xhaudet Cakuli, ndërsa anëtarët e tjerë janë: Muslim Llola, Dritan Guçi, Simo Dediq, Zenepa Likoviq, Munib Abazi dhe Astrit Kurti.

Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës u zgjodh Fadil Kovaçi, ndërsa dy anëtarët e tjerë janë Valdet Axhemoviq dhe Ilir Harasani.

Në mbledhje gjithashtu është aprovuar Raporti i Punës dhe Raporti Financiar për vitin 2013.