Cakuli: Afati për paraqitjen e ofertave për plazhe skadon me 10 shkurt

0

Deri me datën 10 shkurt është afati i fundit për të paraqitur ofertat për qiramarrjen e plazheve, ka deklaruar  Kryetari i Këshillit drejtues të të mirave detare Xhaudet Cakuli . Sipas tij, këtë vit në tender do të jenë 37 plazhe dhe përparësi do të kenë qiramarrësit e mëparshëm.

Ofertat për qiramarrje mund të jepen çdo ditë pune prej orës 8:30 deri në ora 15:00.

Cakuli tha se kompenzimi për shtëpizat në Bunë për peshkatarët është i papërballueshëm dhe se kjo ndërmarrje do të zbresë çmimet, kurse ato që nuk kanë shlyer detyrimet nga viti 2011 do të jenë të liruar nga ato.