Bujqësi : Sot promovimi i projekteve përkrahës

0

Sot në ora 14, në sallën e madhe të komunës, do të mbahet promovimi i projekteve të përkrahjes së pakthyeshme për bizneset familjare në fushën e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe komuna e Ulqinit i kanë ftuar fermerët që të marrin pjesë në numër sa më të madh.

Ky është projekti IPARD-like,ku parashihen fonde nga  Unioni Europian për projektet e bizneseve në bujqësi. Vlera e ketyre fondeve, sipas ministrisë, do të arrijë në 4.5 milione euro në vitin 2015.