Britania lejon “fëmijë me tre prindër”

0

Parlamenti i Britanisë ka votuar në favor të krijimit të foshnjave me ADN-në e dy grave dhe një burri.

Me këtë veprim, Britania është gati për t’u bërë vendi i vetëm në botë që lejon krijimin e foshnjave nga tre njerëz.

Pas 90 minutave debat, 382 ligjvënës kanë votuar për dhe 128 kundër teknikës që ndalon sëmundjet gjenetike të barten nga nëna te fëmija.

Gjatë debatit, ministrat kanë thënë se kjo teknikë është “dritë në fund të tunelit të errët” për familjet.

Votimi për këtë masë kërkohet edhe në Dhomën e Lordëve. Nëse merr dritën jeshile edhe atje, foshnja e parë me këtë teknikë mund të lindë vitin e ardhshëm.