Brenda Koresë së Veriut: Prapa perdeve të diktaturës

    0

    [vc_row][vc_column][vc_column_text]

    Korrespondenti i zviceranes SRF në Azi, Pascal Nufer, ishte një nga pak gazetarët që kishte mundësinë për të udhëtuar nëpër Korenë e Veriut.

    Aty ai u takua me kreun e një organizate humanitare zvicerane dhe shtroi pyetjen nëse diktatura ushtarake me të vërtetë ka nevojë për ndihma humanitare.

    Koreja e Veriut, është toka “e shkëputur” nga pjesa tjetër e botës. Andaj, imazhet e brendshme të vendit mbeten të pakta.

    Dhe Pascal Nufer, pas udhëtimit të tij e ka kuptuar pse. Ai beson se pushteti atje dëshiron që askush nuk duhet të shohë varfërinë, fshatrat pa energji elektrike dhe pa ujë, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse Nufer mund të lëvizte lirisht, vazhdimisht kishte dy “kujdestarë” afër tij.

    “Të vendosesh kontakte me vendasit është shumë e vështirë. Ata nuk guxojnë të flasin për ne, gazetarët”, thotë Nufer.

    “Sa më shumë që futeshim në thellësi-fshatra, rrugët dukeshin edhe më të këqija, popullsia edhe më e varfër”, thotë ai.

    Sipas Nufer, “kujdestarët” nuk dëshironin që të shihej shumë. “Duhet ta prezantojmë Korenë e Veriut si diçka të bukur”.

    Të vetmen gjë që ai mund ta filmonte, ishte metroja në Pjongjang. Kjo është e vetmja gjë, që korrespodenti e “ndjen” si diçka “normale” në Korenë e Veriut.

     

    [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”2725,2724,2723,2722,2721,2720,2719,2718″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]