Bosnja bllokon anëtarsimin e Kosovës

0

Bosnja ka bllokuar kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Kartës së Adriatikut.

Në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës SHBA-Adriatike A5 që u mbajt në Tiranë, Bosnje-Hercegovina, si një prej 5 shteteve pjesë të kartës A5 i ka thënë jo Kosovës.

Ndërkohë, ambasadori serb në Tiranë ka braktisur takimin.

Kjo, pas kërkesës së palës shqiptare, që Kosova të bëhet pjesë e Kartës së Adriatikut.