“Bombat”, aktivistët e Vetëvendosje edhe 2 muaj në paraburgim

0

Tre prej të arrestuarve si mbështetës së Lëvizjes Vetëvendosje do të qëndrojnë edhe dy muaj në paraburgim, ndërsa tre të tjerë, përfshirë edhe zëdhënësin Frashër Krasniqi, do të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Ata janë arrestuar për shpërthimin e disa bombave pranë Kuvendit të Kosovës dhe Radio Televizionit Publik në Vend. Lajmin e ka bërë të ditur për kallxo.com Tomë Gashi, avokati i Petrit Ademit. Sipas Gashit, paraburgimi prej dy muajsh u është vazhduar Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Astrit Deharit, ndërsa edhe për dy muaj tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpiak Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Petrit Ademi.

Gashi tha se do të ankohet për vazhdimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij.

“Do të bëj ankesë sepse nuk ka asnjë arsye për masë sigurie”, tha Gashi.

Gjashtë personat u arrestuan më 30 gusht.