Bojaniq: Pranimi i Kosovës ishte vendim i përshpejtuar.

0

Kandidati i përbashkët i një pjesës së opozitës së Malit të Zi Mlladen Bojaniq për TV Vijesti ka deklaruar se presidenti i Serbisë Vuçiq me veprat tija dëshmon që punon për stabilitetin e Serbisë dhe që punon për të mirën e Serbisë.

Lidhur me Kosovë aj shprehet që vendimi i Malit të Zi për pranimin e Kosovës është vendim i përshpejtuar dhe i panevojshëm në at moment.

Kandidati i opozitës në pjesën e intervistës me temën e politikave të jashtme thot që vendimi i qeverisë për largimin e disa diplomatëve rus nga Mali i Zi ishte gjest i panevojshëm dhe përsëriti qëndrim e tij që hyrja e Malit të Zi në NATO është e gabuar dhe që është dashur që këtë vendim ta bijn me referendum.

Kurse për arrestimin e Gjuriqit shprehet që është përdorur dhunë e panevojshme dhe që kjo kthen prapa dialogun politik në Serbi, gjegjësisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë Bojaniq.

Përndryshe Bojaniqin e ka propozuar opozita e ashtuquajtur qytetare, Demokratët e Aleksa Beçiqit dhe lëvizja qytetare URA e Dritan Abazoviqit. At e kanë përkrahur edhe opozita Pro-serbe, Fronti Demokratik dhe partia Socialiste Popullore.

Bojaniq njihet edhe si themelues i “Otpor beznađu” (Rezistenca ndaj pa-shpresës) bashkë me Marko Millaçiq i cili po ashtu është kandidat për President.