Blerja e votave është krim i organizuar!

0

Kryetari i Këshillit Komunal të PPS-së (SNP) Andrija Qetkoviq, duke komentuar në lidhje me akuzat ndaj kryetarit aktual Fatmir Gjeka për keqpërdorim të mjeteve financiare të Komunës në këmbim të votave, tha se për këto dukuri janë përgjegjës PDS (DPS) dhe aletatët e saj nga ish UDSH, tani në Partinë Demokratike.

Qetkoviq tha se akterët e këtyre keqpërdorimeve akoma gëzojnë poste në këshillat drejtuese të ndërmarrjeve publike, dhe se u kanë mbetur lojal principeve të personifikuara në sekretarin e atëhershëm për financa dhe kryetarin aktual Fatmir Gjeka.

Sipas Qetkoviq, me këto keqpërdorime duhet të merret prokuroria pasi janë raste që mund të karakterizohen si krim i organizuar. Sic edhe dihet, veprat që bëjnë pjesë në krime të organizuara nuk vjetërsohen.

Kryetari Gjeka në prononcimin e tij i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se dyshon në vërtetësinë e fakturave, dhe se ato janë tashmë mbi 3 vjecare dhe si pasojë ai nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Edhe pse Gjeka thotë se fakturat skadojnë pas 3 viteve, kjo vlen vetëm për pagesën por jo edhe ruajtjen e tyre, pasi për këtë të fundit periudha është 10 vjecare.