BL. Katërkollë : Projekti i vitit, rihapet rruga publike për në liqe të Shasit

0

Bashkësia Lokale në bashkëpunim më Fehim Avdiun si përfaqësues i peshkatarëve të zonës , nën mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe një numri të konsiderueshëm donatorësh përfundojnë më sukses fazën e parë të projektit për pastrimin dhe rihapjen e rrugës publike që të çon në liqe të Shasit.

Në fazën e parë të rrugës publike është bërë pastrimi, zgjerimi dhe mbushja e rreth një kilometër rrugë publike, kurse dje më organizimin e një ceremonie modeste është bërë edhe hapja publike në shërbim të qytetarëve.

Projekti ka si qëllim që liqeni i Shasit të vendoset në funksion të qytetarëve dhe turistëve të shumtë që kërkojnë ta vizitojnë. Valorizimi i liqenit të Shasit dhe vendosja në funksion të turizmit më të gjitha potencialet e veta natyrore dhe trashëgiminë kulturoro-historike që mbarë në vete është pjesë e programit dhe punës së BL.Katërkollë.

Shërbimi për informim

Katërkollë, 09.11.2015

 

Bl.Katerkolle2211