BKA dhe Shoqata Ana Malit – New York hapin zyrën e përbashkët në Katërkollë

0

BKA dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana Malit” në New York më datë 30.08.2015 më fillim në ora 20:00 në një ceremoni solemne do të hapin zyrën e përbashkët në qendër në Katërkollë.

Poashtu do të nënshkruhet memorandumi i përbashkët i bashkëpunimit ndërmjet BKA-së dhe Shoqatës “Ana Malit” – New York.

Hapja e zyrës dhe nënshkrimi i memorandumit ka si synim ndërlidhjen e  veprimtarive të ndryshme diasporë – vendlindje, ofrimin e ekspriencave , ndihmesën në  hartimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta , të drejtën e përfaqësimit ,  thellimin e bashkëpunimit në fushat ekonomike ,turizmit,  politike,  kulturës, sportit ,bujqësisë,  biznesit .

Nëpëmjet kordinatorit të zyrës diaspora do jetë më afër vendlindjes dhe vendlindja do jetë përherë më diasporën.

 

Shërbimi për marëdhënie më publikun

 

BKA3