Biznesmeni jordanez: 1 milionë kush ma sjell të gjallë Al Bagdadin!

0

1 milion dollarë për atë që sjell të gjallë Abu Bakr al Bagdadin, kreun e Shtetit Islamik.

Kjo është oferta e çmendur e një biznesmeni jordanez. Një ofertë që vjen pasi ISIS dogji të gjallë një pilot jordanez që e kishte kapur në dhjetor kur avioni i tij u rrëzua në territoret e pushtuara nga ISIS.

Videoja e djegies së tij të gjallë ka shkaktuar zemërim në mbarë botën. Biznesmeni është Hani Abu Asfar. Ai është president i këshillit drejtues të Asfar Holding, një grup i fuqishëm biznesi në Jordani.

Po kështu ai ka bërë edhe një tjetër ofertë: 100 mijë dollarë për atë që do ta vrasë atë. Gjithësesi oferta e tij nuk është më e madhe se ajo që ofrojnë SHBA për kokën e “kalifit” të terrorit. Cmimi i amerikanëve është plot 10 milionë dollarë.