Berisha i tregon Al Caponen shqiptar Donald Lu: E ke Kryeministër!

0

Krahasimin që Ambasadori Donald Lu i bëri një ditë më parë Shqipërisë me Amerikën në kohën e Al Capones, ish-kryeministri Berisha e gjen të largët.
Sipas tij ndërsa atje Presidenti i qëndroi sy shtyllë përballë krimit, në Shqipëri vetë Kryeministri është Al Capone.
Berisha: Al Capone e shqiptarëve.Dje Ambasadori amerikan foli për Al Capone dhe Amerikën e viteve 20-të. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Presidenti i viteve 20-të nuk kishte asnjë lidhje me Al Caponen .Qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Këtu Al Capone është ushtar i super Al Capones , i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Capone është Kryeministër. Përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar dhe pushtetëruar krimin”.
Një ditë më parë Ambasadori Donald Lu foli për një situatë të rënduar të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
Lu: Edhe në SHBA kemi patur këtë problem në kohën e kriminelit famëkeq Al Kapones. Kur më në fund u arrestua ai kishte një pasuri prej qindra miliona dollarësh të përfituar nga prostitucioni, bixhozi dhe kontrabanda. Ai ia kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe autoriteve lokale.