“Bereqeti”: Aktivitet humanitar në Katërkollë

0

Në kuadër të aktiviteteve të veta, Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon pranë  Bashkësisë Islame të Ulqinit, vizitoi familjen Rexhepi nga Katërkolla e cila  jeton në kushte shumë  të veshtira.

Kjo familje ndodhet në gjendje të rendë ekonomike, me shumë pak të ardhura dhe me 5 femijë të vegjël të cilët jetojnë  në një barakë  të pa sigurtë.

Me ardhjen e dimrit dhe të ftohtit situata e tyre do të përkeqsohet edhe më tej.

Në statusin e vet në Facebook, kryetari i Komisionit Mirsad Muçaj, deklaroi se ato po ndërmarrin aksion për të ndihmuar këtë familje, sidomos problemin e strehimit, dhe se shpresojnë në ndihmën e donatorëve të ndryshëm.