Ben Affleck në debat të nxehur për islamofobinë

    0

    Ben Affleck ishte pjesë e një debati mbi fenë në programin televiziv Real Time with Bill Maher në SHBA gjatë fundjavës.

    Ylli hollivudian dhe producenti i filmit Argo u shfaq në panelin e diskutimit, ku u fol për aferat aktuale dhe u zemërua kur nikoqiri i shfaqjes Bill Maher dhe autori Sam Harris filluan të debatojnë mbi islamistët radikalë, pasi që ndjeu se ata i gjeneralizojnë veprimet e një grupi të caktuar, duke krijuar kështu strereotipe për të gjithë muslimanët.

    Ai ndërpreu diskutimiin e tyre, duke e pyetur Harrisin se nga i nxori këto argumente, si dhe diskutimin e tyre e karakterizoi si të shpifur dhe racist.

    Affleck ndërhyri në diskutim dhe shtoi: “Çfarë të themi për më shumë se një miliardë muslimanë që nuk janë fanatikë dhe që nuk i torturojnë grate, që vetëm dëshirojnë të shkollohen, të ushqehen me sanduiçë, të falen pesë here në ditë dhe nuk bëjnë gjërat që bëjnë “të gjithë muslimanët”? Ju po krijoni stereotip. Po merrni disa gjëra të këqija dhe poi a ngjyrosni një feje të tërë me të njëjtën furçë.”

    Harris u përgjigj duke i thënë se “Islami është baza e ideve të këqija”, kurse Maher shtoi se kjo fe sillet sikur mafia.

    Affleck, i cili pa dyshim ishte nxehur nga ky diskutim, shtoi:   “Kemi vrarë më shumë muslimanë se ç’kanë vrarë ata prej nesh, me një numër shumëfish më të madh… por ne jemi të shpëtuar nga kjo pasiqë kjo nuk është reflektim i besimit tonë… Po ju them se nuk pajtohem me botëkuptimet tuaja.”

     

    affleck2