Bëhet sinjalizimi i rrugëve në Shtoj

0

Sinjalizimi me numrat përkatës të rrugëve në Shtoj, sic mund ta shihni edhe në foto, pothuajse ka përfunduar. Sipas vendimit të Kuvendit Komunal rrugët e Shtojit do të emërtohen me numra, çka do ta lehtësojë mjaft orientimin dhe dokumentimin  e banorëve të kësaj zone.

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, tha për portalin tonë se janë miratuar nga qeveria edhe emertimet e pesë rrugëve tjera, kurse për pjesën tjetër pritet vendimi i Ministrisë së Kulturës deri me datën 2 shtatorë.

Sipas Haxhibetit, banorët e Shtojit në dokumentacionin e ri do të kenë menjëherë edhe adresat me emërtimin e rrugëve të reja.