Sot është bërë promovimi i subjektit të ri në skenën politike të Malit të Zi, Levizjes Qytetare.
Në konferencë për shtyp koordinatori i Këshillit Inicues, Zharko Rakceviq, tha se se sistemi njëpartiak ka uzurpuar pushtetin, dhe se qëllimi i Lëvizjes është ndryshimi i tij.
Dritan Abazoviqi, ne deklaratën e tij, tha se Lëvizja Qytetare është një dhuratë e Vitit te Ri per qytetarët e Malit të Zi.Ai theksoi se kjo lëvizje do të bashkëpunoje me ato subjekte opozitare me të cilët ndajnë të njëjtat vlera, kurse bashkëpunimi me PDS nuk vjen në konsiderim.
Përvec Abazoviq dhe Rakceviq, anëtarë të Këshillit Inicues jane: Bozhena Jelusic, Milos Konatar, Sladjana Kavariq, Mladen Bojaniq, Rade Bojoviq, Branko Lukovac, Boban Batriqeviq, Emin Durakoviq, Sherbo Rastoder, Rade Milosheviq, Dragan Qiro Cvetkoviq, Miro Peroviq, Nihad Krshiq dhe Danilo Lakiq.