BE shqyrton në tetor heqjen e vizave për Kosovën

0

Bashkimi Evropian planifikon të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në një takim në Luksemburg në tetor. Çështja e futjes së një regjimi pa viza për Kosovën, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë do të parashtrohet në takimin e ministrave të brendshëm në Luksemburg, më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia e lajmeveruse “Tass”. Ndërsa sipas “Tass”, Ukraina ka ende shumë probleme. BE-ja është duke zhvilluar një mekanizëm sa i përket liberalizimit të vizave për këto vende, në bazë të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë për shtetet e lartpërmendura.