Bashmir Xhemaj sjell në Ulqin biografinë: “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”

0

Për nderë të 12 vjetorit të shpaljes së pavarësisë së Kosovës Republikës së Kosovës, sonte në Hotelin Plaza në Ran ( ora 19:00 kati i dytë ) mbahet promovimi i librit të përfolur “Një shqiptar në CIA”. Autori Bashmir Xhemaj tani  vjen në Ulqin për ta prezantuar lexueseve nga Ulqini pasi që ka kaluar një serë  promovimesh në pothuajse gjitha qendrat e trojeve shqiptare.

Libri  biografik “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” është një biografi historike të mbështetur në arkiva dhe intervista për një shqiptar jo shumë të njohur nga Kosova që pas Luftës së Dytë Botërore kishte përfunduar në CIA.

Libri biografik “Një Shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini” flet për krypersonazhin Destan Berisha, i cili si njeri pa ndonjë shkollë kishte luftuar me grupet nacionaliste gjatë kohës së luftës 1943-45, dhe pastaj nga Greqi në Itali bëhet pjesë e CIA në një operacion sekret të amerikanëve për të rrëzuar me armë Enver Hoxhën në Shqipëri.

Ky libër është i pari i autorit Bashmit Xhemaj, por i vlerësuar lartë edhe nga kritika dhe studiues të fushës. Redaktorët Eqrem Basha dhe publicisti Shkelzen Maliqi e kanë vlerësuar veçanërisht stilin e shkrimit të librit, mënyrën e rrëfimit dhe numrin e madhe të arkivave dhe intervistave të zhvilluara për këtë libër.

Ky promovimi organizohet nga ana e Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Kuvendit Komunal të Ulqinit.