Bashkësia Islame: Nesër Mevludi tradicional

0

Bashkësia Islame e Ulqinit ka njoftuar se nesër, ditën e shtunë, me rastin e lindjes së profetit Muhamedit a.s , paqja dhe mëshira e Allaut qofshin mbi të, do të organizohet Mevludi tradicional.

Mevludi do të mbahet në xhaminë Namazgjah pas përfundimit të namazit të jacisë, rreth orës 18.

Sic njoftohet nga Bashkësia Islame, do të ketë program me lexim të Kuranit, ligjërata, salavate dhe ilahi.