Barcelona pushton përsëri Europën

0

Skuadra e Barcelonës është kampione e re e Evropës, pasi në finale të Ligës së Kampionëve ka mposhtur Juventusin me rezultat 3:1.

Katalanasit kanë treguar forcën e tyre edhe në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, duke fituar kështu Ligën e Kampionëve për herë të pestë në histori të klubit dhe të katërtën në 9 vitet e fundit.

Rakitiq shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e katërt, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesën e dytë Juventus e ka nisur shumë më mirë, pasi ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 55’të, me golin e spanjollit Alvaro Morata.

Por ky gol nuk kishte asnjë rëndësi, pasi Barcelona më anë të Suarezit shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Neymar shënoi golin e tretë dhe të fitores në sekondat e fundit, duke siguruar kështu kupën e Ligës së Kampionëve.

Kjo ishte kupa e tretë këtë edicion, duke bërë kështu që Barcelona t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, njëjtë siç kishte bërë edhe në vitin 2009.