Banori i Budvës donte me armë ti mësonte gjuhën malazeze shkodranit

0

Banori i Budvës Gojko B. (50 vjec), është arrestuar nga policia pasi po tentonte me armë zjarri të bënte turistin nga Shkodra të fliste në gjuhën malazeze, shkruan “Vijesti”.

Incidenti ka ndodhur të martën në mëngjes në Budva, dhe sipas policisë, personi në fjalë ishte në gjendje të dehur.

Arsyeja e konfliktit ishte se turisti shqiptar gjatë porositjes në një lokal nuk fliste në gjuhën malazeze, cka e ka irrituar vendasin. Ai ka xjerrur edhe armën dhe me të ka kërcënuar shqiptarin që porosinë ta perserisë në gjuhën malazeze.

Pas ngjarjes shqiptari është larguar nga lokali dhe e ka paraqitur cështjen në polici, të cilët edhe e kanë arrestuar personin në fjalë.

Arsyetimi i tij ishte se ka qenë i dehur dhe se ishte penduar.