Balsha dhe Jevrem Brkoviq – Turpi i radhës

0

Pas reagimit të Beçanoviq e cila nuk lëshon pe për fjalorin skandaloz të CANU,  befasia e radhës vjen nga Balsha Brkoviq dhe babai i tij Jevrem Brkoviq.

Balsha Brkoviq në rubrikën e tij ne Vijesti, në vend që të flasë për fjalët skandaloze ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve ne fjalorin e CANU, mbrohet me faktin që më fjalorin merren ato që kurrë në jetën e tyre nuk kanë lexuar fjalorë dhe, siç thotë ai,  vetëm pastruesve nga fakulteti nuk u është dhanë hapësira në „Pobjeda“ që ta kritikojnë fjarin e CANU. Asnjë fjalë për nënçmimin e shqiptarëve dhe myslimanëve në fjalor.

Deputeti Nik Djeloshaj protestoi duke ricikluar fjalorin publikisht në hapsirat e Kuvendit të Malit të Zi,  dhe ka reaguar ashpër po ashtu në „Pobjeda“ ndaj Beçanoviq e cila e ka akuzuar Gjeloshaj se reagon sipas skenarit të „punëdhënësit“ duke aluduar në DPS-in. Në të njëjtin reagim Gjeloshaj i drejtohet Beçanoviq duke i kujtuar që është duke i bërë dëm subjektit të tij URA dhe është duke e vendosur në pikëpyetje pozitën e tij në klubin e deputetëve bashkë më Abazoviqin që si shqiptarë po ashtu e ofendon në fjalor.

Pas protestës së Gjeloshaj, u prononcua edhe babai i Balshës, Jevrem Brkoviq, me të njëjtën gjuhë duke thënë që kritikuesit e fjalorit as nuk e kanë lexuar atë,  dhe dënoi aktin e Gjeloshaj duke kërkuar nga kryetari i parlamentit që të kërkojë nga partia e tij që ta zëvendësojë me dike tjetër sepse, siç thotë Jevrem Brkoviq, turpëron popullin shqiptar.
Edhe për nënshkruesit e peticionit ,  114 intelektualëve nga Mali i Zi,  Jevrem Brkoviq e minimizon duke thënë se ato shumica janë ose shqiptar ose anëtarë të DANU e cila është shlyer nga regjistri i organizatave. Këto deklarata e zgjerojnë polemikën nga fusha politike në atë akademike  duke munduar ta largojnë nga përgjegjësit e vërtetë, antarët të grupit punues që janë pjesë e politikës aktuale.

Kjo është një hipokrizi e paparë ndonjëherë nga ana e akademikëve malazez, të cilët në vend që ta pranojnë gabimin dhe të kërkojnë tërheqjen e faqeve me fjalët skandaloze, fajësojnë gjithë shqiptarët, duke u thënë se ato që kritikojnë fjalorin nuk kanë lexuar fare.