Halil Kanaqi, basketbollisti me origjine nga Kraja i cili aktualisht luan për Olimpija të Ljubljanës, është shpallur lojtari më i mirë i javës së dytë të Eurokupës. Ai këtë cmim e ndau me basketbollistin tjetër Entoni Rendolf të Lokomotivës Kubanj, pasi kishin indeks të njëjtë, 36.
Në fitoren e ekipit të tij ndaj Ostendes, Kanaqi shënoi 26 pike, 13 kercime dhe dy vjedhje të topit.
Halil Kanaqi lindi në New York, SHBA dhe pas fillimeve në kolegjin Hofstra kaloi në St. Joseph të Filadelfias.
Ai është basketbollisti i parë me fanellën e këtij kolegji që ka arritur të shënojë 1000+ pikë, 1000+ ëercime, 400 asiste dhe 214 bllokime në kater vjet.
Pas një viti në Itali tek Virtus, ai tani është i aktivizuar tek Olimpija ku edhe po tregon talentin e tij.