Bagëtitë në rrugë: Papërgjegjësi dhe rrezik për drejtuesit e automjeteve (foto)

0

Në fotot e dërguara nga një lexuesi ynë mund të shihen qartë një tufë lopësh gjersa enden rrugëve në orët e vona të natës.

Kjo jo vetëm që tregon papërgjegjësi ndaj vetë kafshëve, por edhe më tepër ndaj sigurisë së përgjithshme të komunikacionit në qytetin tonë.

Duhet të mos harrojmë se si pasojë e kësaj, pothujase çdo vit ka aksidente rrugore, disa edhe me viktima në njerëz.