B.L.KATËRKOLLË: Bëhet sanimi i zyrës dhe hapet në shërbim të qytetarëve

0

Pas përfundimit më sukses të sanimit të zyrës dhe krijimit të kushteve teknike për punë, Bashkësia Lokale Katerkollë lajmëron qytetarët se zyrja do jetë e hapur dhe në shërbim të tyre si dhe orari i punës  së shpejti do bëhet publik në faqen zyrtare të facebook-ut të B.L.Katërkollë.
Poashtu këto ambiente do jenë në shërbim të çdo organizate joqeveritare, që vepron në këto anë dhe çdo qytetari vullnet mirë që kanë si qëllim avancimin dhe rritjen e mirëqenies sociale në këtë zonë nëpërmjet hartimit të projekteve , prezantimit të potencialeve ekonomike, kulturore e historike.
Për më qenë sa më transparent dhe të përgjegjshëm ky investim  u realizu më mjetët nga buxheti i Komunës së Ulqinit dhe kushtoi në shumën rreth 1000 euro.


 Shërbimi për informim
 Katërkollë: 05.03.2015.