Axhemoviq: Buxheti deri tani në masën 44%, situata financiare e rënduar

0

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Valdet Axhemoviq, ka deklaruar për TV Teuta se realizimi i buxhetit për vitin aktual është në masën 44%, çka nuk le hapsirë për optimizëm financiar.

Arritja më e mirë ndoshta është vjelja e tatimit për patundshmëri, nga i cili janë mbledhur 925 mijë euro nga 1.5 milionë të planifikuara deri në fund të vitit. Taksa turistike deri tani ka derdhur në buxhet 230 mijë euro, nga 225 mijë që ishtin vitin e kaluar.

Axhemoviq shprehu besimin se kjo shifër deri në fund të vitit të rritet në rreth 300 mijë euro, cka do të ishte kërcim prej afro 30% në krahasim me një vit më parë.

Ai situatën financiare të Komunës e cilësoi komlpekse dhe mjaft të rënduar.