Avdiu: Uji është i pijshëm

0

Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” Fehim Avdiu, deklaroi për Vijesti se analizat e reja tregojnë se uji i ujësjellsit është i pijshëm.

Analizat e mëparshme tregonin nivel të lartë të manganit në disa burime në Lisna Borë.

Në gjithë këtë mesele shpejt u kyc edhe Ujësjellësi Rajonal, i cili vazhdimisht bënte presion që Ulqini të merrte më shumë ujë nga ato, me arsyetimin se janë të shqetësuar për shëndetin e qytetarëve të Ulqinit.

Pasi një kubik ujë ato Ulqinit ia shesin rreth 40 cent, nuk është e vështirë të kuptohet se cili ishte shqetësimi i tyre kryesor.