Avdiu: Nuk kemi pare të marrim ujë nga Ujësjellësi Rajonal

0

Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” Fehim Avdiu, ka konfirmuar për “Vijesti” se rezultatet e analizave të përsëritura të ujit kanë treguar atë që dihej edhe më parë, se uji nuk është për pije.

Avdiu tha se në mbledhjen e nesërme në Institutin për shëndet publik do të diskutohet për hapat e mëtejshëm.

Ai tha se kjo ndërmarrje nuk ma mundësi financiare të blejë ujë nga Ujësjellësi Rajonal, por se edhe kjo do të shihet në të ardhmen.

Cmimi i ujit nga Ujësjellësi Rajonal është 0.30 euro për metër kub.