Ashensori në Kala: Nga kryetari Gjeka akoma nuk ka përgjigje

0

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, në intervistën e vet për TV Teuta, tha se partnerët e koalicionit akoma nuk kanë marrë përgjigje nga kryetari Gjeka për rastin e ashensorit në Kala.

Në konferencën për shtyp që Forca mbajti para disa ditëve, kryetari Cungu u shpreh qartë se ndërtimi i këtij ashensori do ti jepte fund koalicionit në nivel lokal.

Cungu poashtu tha se Gjeka nuk kishte respektuar antarët e koalicionit dhe as sugjerimet e tyre gjatë gjithë procesit të përpilimit të planit urbanisitk për Ranë, cka në fund rezultoi me zgjidhje të papranueshme për Forcën e Re Demokratike.

Përvec ashensorit, një pikë tjetër e nxehtë në marrdhëniet në mes koalicionit pritet të jetë edhe llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin e kaluar, e cila në pah nxjerr shpenzimet e tepruara dhe shpesh të panevojshme nga ana e kryetarit të komunës.