ASH hyn në Kuvendet e Podgoricës dhe Plavës, shqiptarët në Tivar pa asnjë mandat

0

Koalicioni i disa partive shqiptare “Shqiptarët për Tivarin”, dështoi në përpjekjet për të arritur një vend në Kuvendin e Tivarit, pasi në zgjedhjet e djeshme lokale e mori vetëm 0.8% të votave.

Kjo është hera e parë që nga fillimi i pluralizmit që partitë shqiptare nuk do të kenë përfaqësues në Kuvendin e Tivarit.

Alternativa Shqiptare nga ana tjetër arriti të marrë nga një mandat në Podgoricë dhe Plavë, ku fitoi 1.6% dhe respektivisht 4.9% të votave.