Artistet nga Ulqini japin koncert në Zagreb

0

Sopranoja e njohur Gjylie Pelingu dhe pianistja Fatime Katana-Buzuku, me datën 18 mars 2015 ora 20.00, do të japin koncert në muzeun Mimara në Zagreb.

Ky koncert mbahet në kuadër të Ditëve të kulturës malazeze në bashkëpunim me Qendrën për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave, Bashkësinë nacionale të malazezve në Kroaci dhe Shoqëria e miqve të Malit të Zi nga Zagrebi.

Programi i koncerit do të jetë si më poshtë:

 

Le Nozze di Figaro “E Sussana non vien, Dove sono”, Contessa – W. A. Mozart

Nat zaman t’njasaj furije – këngë shqiptare

Još ne sviće rujna zora – këngë malazeze

Ständchen –  F. Shubert

Romansa – T. Harapi 

La Rondine “Chi il bel sogno di Doretta” – G. Puccini

La Wally “Ebben? Ne andro lontana” – A. Catalani

Csardasfürstin -“Silva-Heia in die Bergen” – E. Kalman