Arsye korrupsioni: Haradinaj kërkon anullimin e procesit të demarkacionit me Malin e Zi

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet më të larta të Kosovës që të ndalojnë inictativën e nënshkrimit të Marrëveshjes për vijën kuftare me Malin e Zi.

Haradinaj, në letrën drejtuar presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa, kryetarit të parlamentit Veseli dhe ministrit të punëve të jashtme Thaçi, thotë se i gjithë procesi është i korruptuar dhe se për këtë fajsoi kryetarin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Murat Mehaj.

Ai kërkoi shkarkimin e Mehajt dhe njoftoi se Prokurorisë së Shtetit do ti paraqesë prova që vërtetojnë dyshimet e tija për rregullsinë e procesit.

Haradinaj, qysh në fillim të procesit, insiston që demarkacioni me Malin e Zi të bëhet sipas vijave kufitare të vitit 1974.