Arrestohet ish kryetari i Tivarit Zharko Paviqeviq

0

Ish kryetari i komunës së Tivarit Zharko Paviqeviq, është arrestuar nga policia sot në mëngjes, njofton portali “Vijesti”

Paviqeviq ka kohë që bihet në lidhje me shpërdorime milionëshe si dhe problemet me falimentimin e ZIB-it, që ishte pronë e tij.

Bashkë me të është arrestuar edhe ish drejtoresha e kompanisë së tij ZIB, Danijela Krkoviq.
Paviqeviq akuzohet për keqpërdorim të postit zyrtar, kurse Krkoviq për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentacionit.
Në kongresin e PDS të mbajtur në qershor, Paviqeviq u zgjodh antar i Këshillit Qëndror.