Arrestohet i dyshuari si bashkëpuntor i vrasësve të mësueses

0

Sot policia e Ulqinit ka arrestuar vendasin G.Gj , si të dyshuar për bashkëpunim me vrasësit e mësueses në pension Stana Bozhoviq.

Autorër e vrasjes janë arrestuar para dy ditëve nga policia e Shkodrës, dhe është në procedurë ekstradimi i tyre.

Dy të miturit Albert Prengu dhe Armando Pjetri, si dhe 27-vjecari Adrian Pjetri nga Kruja, akuzohen se në shtator të këtij viti, me qëllim grabitjen, kanë hyrë në shtëpinë e mësueses në pension Stana Bozhoviq në Meteriz.
Gjatë grabitjes mësuesja ka mbetur e vdekur, kurse autorët janë larguar përtej kufirit.
Deri te arrestimi i vrasësve erdhi si pasojë e bashkëpunimit të policisë së dy vendeve dhe shkëmbimit të informacionit, cka bëri të mundur edhe identifikimin e tyre.