Arrestohen dy shtetas shqiptar për peshkim ilegal. Policia përdori armët

0

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar dje derisa po peshkonin në ujrat malazeze të Liqenit të Shkodrës, shkruan “Dnevne Novine”.

Rreth orës 3.30 shtetasit F.B dhe A.G po nxirrnin rrjetat e peshkimit kur u ndaluan nga patrulla e parkut nacional e shoqëruar nga policia.

Pasi refuzuan të ndalonin dhe me mjetin e tyre lundrues goditën atë të policisë, për 20 minuta filloi ndjekja filmike napër liqen. Pasi nuk ndaluan as pas qitjeve paralajmëruese me armë, policia arriti ti ndalojë duke qëlluar motorin.

Prej tyre u konfiskua mjeti lundrues, rrjetat dhe një sasi e konsiderueshme peshku.