Armeni – Shqipëri: Vetëm fitorja na çon në Francë

0

Shqipëria sot në orën 18:00 do të luajë kundër vendasve të Armenisë ndeshjen vendimtare për kualifikimin direkt në Francë 2016.

Skuadrës sonë kombëtare i duhet patjetër fitorja, cdo rezultat tjetër e con atë në play-off ku presin skuadra mjaft të forta.

Në një intervistë për mediat armene trajneri i kombëtares bëri një koment mjaft interesant:

“Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt por edhe faktin që si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të treguar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”, tha De Biasi.

Për Shqipërinë duket se do të mungojë Lila për shkak dëmtimi, kurse Agolli nuk do të luajë për arsye të kartonave.

Formacioni i mundshëm:

formacioni12