Arbër Haxhibrahimi: Koordinator i Këshillit Inicues të Socialdemokratëve të rinj në Ulqin

0

foto: facebook

 

Koordinator i KI-së së Socialdemokratëve të rinj në Ulqin, dje është zgjedhur Arbër Haxhibrahimi.

Në mbledhjen e formimit të Këshillit Inicues të rinisë morën pjesë edhe koordinatori i kësaj partie në Ulqin Selim Resulbegoviq, koordinatorja e rinisë së Socialdmokratëve Marija Blagojeviq, Qazim Hoxhiq, Stefan Shuster dhe Aleksandra Masoniciq.

Nga kjo partie kumtohet se arsimi është një nga prioritetet e zhvillimit të shoqërisë dhe se një shoqëri e mbështetur në arsimim do të ofrojë më shumë vende pune dhe prosperitet, cka arrihet duke u bazuar në principet e barazisë, drejtësisë dhe ofrimin e mundësive për të gjithë.