Arben Llunji zgjedhet drejtor i shkollës fillore “Marshall Tito”

0

Me vendim të Ministrisë së arsimit, kandidati Arben Llunji është zgjedhur për drejtor të ri të shkollës fillore “Marshall Tito”, mëson portali lajm.me.

Llunji deri tani kryente detyrën e mësimdhënësit të informatikës në shkollën fillore “Boshko Strugar”.

Shkollimi dhe edukimi

Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Ulqin me sukses të shkëlqyeshëm.
Fakultetin Teknik në Universitetin e Novi Sadit në Sërbi e ka për funduar në vitin 2006, ku ka marrë titullin Inxhinier i diplomuar i Informatikës ( 5vite – 300 ECTS) e cila diplomë është ekvivalente me titullin akademik shkencorë Master Inxhinier i Teknologjisë së Informacionit.

Në vitin 2015 ka mbaruar me sukses të lartë studimet shkencore akademike Profesor i Shkencave të Informatikës dhe Teknikës – Master.

Në të njëjtin Fakultet eshte edhe doktorant si student i rregullt në programin e studimit të doktoraturës, me titull shkencorë doktor i shkencave – Inxhnieri Industriale / Menxhimi ne Inxhinieri. Nota mesatare gjat studimit te doktoratures eshte 10.

Gjatë studimeve dhe përvojës tij në punë ka ndjekur disa kurse eksperte në fushën e Teknologjisë së Informacionit të cilët janë të pranuara dhe shumë të çmuara në mbarë botën:
➢ Cisco Certifed Network Associate – CCNA
➢ Microsoft Certified System Engineer – MCSE
➢ Adobe Visual Communication – Adobe Photoshop CS4

Gjatë punës së deri tanishme akademike ka publikuar një sërë punimesh shkencore nga lëmi të ndryshme të shkencave kompjuterike, elektroteknike, e-biznesi dhe menaxhimi, kryesisht në konferenca dhe revista ndërkombëtare, revista këto që janë të ranguara me impakt faktorë.
Vlen të theksohet se eshte emëruar disa herë si konsultant në komisione dhe grupe punuese profesionale si edhe emëruar si ekspert gjyqsor për lëmitë e teknologjive informatike dhe telekomunikacionit.