Apel për ullishtarët: Ullishtat po bëhen pre e hajdutëve

0

Me fillimin e sezonit të mbledhjes së ullinjve si duket kanë filluar operimin edhe hajdutët.
Portali ynë mëson se këto ditë ka pasur raste ku disa ullishta janë bërë pre e tyre.

Me këtë rast u bëjmë thirrje shoqatave të ullishtarëve dhe komunës që të marrin masat e duhura në mbrojtje të ullishtave, kurse ato që janë dëmtuar të paraqesin rastet pranë policisë komunale.

Dikur ullishtat kanë pasur personin e caktuar në ruajtjen e tyre, i cili quhej “kallxhi”, dhe shoqatat e ullishtarëve së bashku me komunën duhet ta marrin seriozisht në konsideratë mundësinë e kthimit të një zakoni të tillë, i cili do të ndihmonte në ruajtjen e tyre.