Anullohet tenderi i dytë për TV Ulqinin

0

Tenderi për blerjen e pajisjeve për TV Ulqinin, i dyti me radhë, tashmë është anulluar, mëson portali ynë.

Ky tender me vlerë 150.000 euro ishtë shpallur pak më parë se dy muaj, dhe në të janë paraqitur dy kompani të cilat edhe kanë bërë ofertat e tyre.

Anullimi, sipas burimeve tona, ka ardhë si pasojë e paqartësive në vetë shpalljen e tenderit dhe procedurat përkatëse.