Anton Lulgjuraj radhitet me partitë Malazeze.

0

Tani zyrtarisht, Anton Lulgjuraj, dhe Besnik Gjonaj themelues së partisë shqiptare FDI, kalojnë në parti malazeze, Ujedinjena Reformska Akcija – URA.

Ky bash punim është i hershëm dhe tani pranë zgjedhjeve në TUZ është zyrtarizua në një konference për media të organizuar në TUZ.

Dritan Abazoviq – URA, Anton Lulgjuraj, Aleksa Beçiq – Demokrate dhe Besnik Gjonaj

Dihet që këto të rinj kanë patur guximin që në vitin 2012 të dalin me listë të veçantë në zgjedhjet parlamentare, Aleanca rinore e shqiptarëve, ku kanë penguar që shqiptarët të fitojnë edhe një deputet tjetër, madje për këtë kanë pas përkrahjen e një pjese së madhe të diasporës.

Sipas burimeve të portalit tonë thuhet, këto bashkëpunojnë ngushtë me disa subjektet malazeze edhe vite më parë duke u takuar tradicionalisht me udhëheqës të partive malazeze dhe pronarëve të mediumeve që ato i përkrahin.              

Milos Konotar- URA, Vasel Camaj, Miodrag Perovic – Vijesti, Dritan Abazoviq – URA, Besnik Gjonaj

Derisa partitë shqiptare në Tuz arrijnë marrëveshjen historike në Tuz ku të gjithë së bashku dalin në një listë në anë tjetër ka subjekte dhe individë që e mendojnë ndryshe dhe e pengojnë që pushtetin në TUZ ta mbajnë shqiptarët. Gjë që ka ndodhur edhe ne Ulqin.

Mbete që qytetarët e Tuzit ta mendojnë mirë kujt ja japin kryesimin e Komunës dhe shans i mirë që diaspora të luajnë rrolin më të duhur për Shqiptarët në Malësi, duke  thirrur për të votuar Listën Shqiptare.