Anketimi i CEDEM: PDS 42.7 %, Demos 14.4 %, Demokratët 9.5%….

0

Në anketimin e kryer nga agjensia CEDEM prej 12 deri me 24 korrik, PDS (DPS) ka 42.7  të përkrahjes në Mal të Zi, e ndjekur nga Demos me 14.4 %, Demokratët e Aleksa Beciq me 9.5 % dhe PPS (SNP) 8.5%

Nga partitë tjera FD ka 5.8 %, URA 5.5 % dhe PSD (SDP) 5.2 %. Partitë tjera, sipas këtij anketimi, nuk e kalojnë cenzusin zgjedhor.

Nga partitë e pakicave, Partia Boshnjake ka 2.1 % përkrahje kurse Forca 1%.

Nga ky anketim vërehet një forcim i madh i Demokratëve të Beciq, përkrahje që ato nuk e kishin as kur ishin bashkë në PPS (SNP). Fronti Demokratik ka humbur shumë nga ikja e Lekiq dhe Daniloviq kurse surprizon qëndrimi akoma i fortë i PPS (SNP).

Përkrahja e partive të tjera është pak a shumë e pritshme. Socialdmokratët e Brajoviq dhe Mali i Zi Pozitiv, sipas anketës, nuk do ta kalonin pragun zgjedhor.

Përsa i përket integrimeve euroatlantike, sic mund edhe ta shihni në tabelë, diferenca pro dhe kundër është shumë e vogël.

Në anketim kanë marrë pjesë 1009 qytetarë nga Berana, Bjello Polje, Plevla, Podgorica, Nikshiqi, Cetinja, Herceg Novi, Ulqini, Budva, Tivari, Tivati, Kotorri, Rozhaja, Plava, Zhablaku dhe Kollashini.