Anketimi: Forca partia më e fortë shqiptare, Demokratët shënojnë rritje senzacionale, URA nën cenzus

0

Agjensia DeFacto e cila merret me anketimet e opnionit publik ka kryer anketim në lidhje me përkrahjen që gëzojnë partitë politike në Mal të Zi. Vijesti ka arritur që të ketë qasje në këtë anketim i cili është konfirmuar edhe nga DeFacto për vërtetësinë e rezultateve por nuk kanë treguar se kush e ka porositur anketimin. Sipas këtij anketimi, Partia Demokratike e Socialistëve gëzon 38% përkrahje, pas së cilës me një rritje të madhe ndodhen Demokratët me 26.1%, Fronti Demokratik me 12% dhe Demos 4.3%.

Mbi cenzus ndodhen Partia Socialiste Popullore me 4.1 % dhe Partia Socialdemokrate me 3.4%, kurse statusin parlamentar nuk do ta fitonin Socialdemokratë dhe URA me 1.9 dhe 1.5 %.

Këto parti qëndrojnë edhe më poshtë se partia më e fortë shqiptare, Forca e Re Demokratike e cila ka 2% përkrahje, e ndjekur nga Partia Boshnjake me 1.9%. Në zgjedhjet presidenciale do të delnin rreth 85% e të anketuarëve të cilët në rast të përballjes Beçiq-Gjukanoviq, lideri i Demokratëve do të fitonte 52,6%, kurse Gjukanoviq 47,4% të votave.