Anketim: PDS 41% mbështetje, e ndjekur nga Fronti Demokratik me 11.5%

0

Anketimi i agjensisë DAMAR i kryer në muajin nëntor tregon se nuk ka lëvizje të ndjeshme në përkrahjen e qytetarëve ndaj partive politike.

Partia Demokratike e Socialistëve vazhdon të ketë përkrahjen më të madhe me 41.7%, e ndjekur nga Fronti Demokratik me 11.5% dhe DEMOS me 11.4%.

Mali i Zi Demokrat ka përkrahjen e 7.4% të qytetarëve, Partia Socialiste Popullore 6.4%, Partia Boshnjake 4.5%, Partia Socialdemokrate e URA me nga 4% dhe Mali i Zi Pozitiv me 3%. Poshtë cenzusit, sipas këtij anketimi, ndodhen Socialdemokratët me 2.4%.

Anketimi u krye prej 14 deri me 19 nëntor, dhe në të morën pjesë 1015 qytetarë .