Anketa: Numri i shqiptarëve në administratën publike në stagnim

0

Sipas anketimit të kryer nga qeveria, numri i malazezëve të punësuar në administratën publike, duke përfshirë edhe atë lokale, ka rënie të lehtë, kurse rritje ka vetëm pakica boshnjake dhe serbe.

Ky krahasim është bërë me vitin 2011, ky të punësuar malazez ishin 79%, kurse tani 74%. Megjithatë numri i tyre në administratë është ende tejmase joproporcional, pasi ato janë 44% e popullsisë së regjistruar.

Në vitin 2011 ishin të punësuar 8.59% serb, kurse tani 11.24%. Boshnjakë ishin 4.14%, tani 5.62%. Muslimanë 2.39%, tani 2.46%.

Numri i shqiptarëve në administratën publike ka rënë nga viti 2011 ( ishte 2.80%) në 2.51%, dhe është në stagnim nga anketimi i fundit i kryer në fillim të vitit.

Në administratën lokale situata për shqiptarët është më mirë falë Ulqinit, i cili arrin të përmirsojë statistikën e përgjithshme. Në të sipas anketimit janë të punësuar 5.67% shqiptarë. Situata më e rëndë për shqiptarët është në sistemin gjygjsorë, ku janë të punësuar vetëm 1.94%.

Në administratën shtetërore është edhe më keq, vetëm 90 janë shqiptarë (1.32%), kurse për shembull malazez janë 82%.

Paradoks janë faktet se në administratën e Podgoricës ka të punësuar 9 shqiptarë, kurse për cudi nuk ka asnjë boshnjak, kurse në Rozhajë ka vetëm 3 shqiptarë, po aq sa edhe serb, kurse boshnjakë janë 106 nga 119 gjithsej.