Anketa e CEDEM: FORCA, i vetmi subjekt shqiptar me përkrahje në rritje

0

Anketa e realizuar nga CEDEM në lidhje me përkrahjen që gëzojnë partitë politike, tregon ndryshime minimale në krahasim me anketat e kaluara.

Shumica e partive kanë të njëjtën përkrahje si në zgjedhjet e kaluar parlamentare, përvec Demokratëve, të cilët tashmë janë konsoliduar si partia më e fortë opozitare.

Nga partitë shqiptare, në disa nga anketat e fundit të CEDEM, vetëm FORCA del si subjekt relevant, cka e treguan edhe zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin.

Ajo në këto zgjedhje arriti të fitojë 8 mandate, kurse partitë tjera shqiptare do të kenë 5 këshilltarë (PD) , 3 (UDSH), dhe nga një këshilltar LDnëMZ dhe Perspektiva.

Anketa e CEDEM tregon se edhe pas zgjedhjeve lokale, FORCA vazhdon të gëzojë besimin e qytetarëve, i cili duket se është në rritje të vazhdueshme.